Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsumimi i peshkut gjatë shtatzënisë

Ju pershendes dr.un jam shtatzen ne javen e 18 e jam duke ngren peshk te konzervave per qdo mengjes,i fresket nuk me hahet.e desha tpyes a mos eshte e tepert ky konsumim.mos i ben ndonje dem bebes.ju uroj pun te lehte.

Adelina Uksmajli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina,

Në përgjithësi thuhet se gjatë shtatzënisë, gruaja duhet të ushqehet në mënyrë të ekuilibruar në sasi dhe cilësi. Edhe konsumi i peshkut, zë vënd në këtë rekomandim. Vec anës pozitive të konsumit të peshkut në tremujorin e dytë të shtatzënisë për të zhvilluar trurin e fetusit, paraqitet edhe ana negative e cila ka të bëjë me sasitë e tepërta të mërkurit që ndodhet në mishin e tyre. Gjallesat ujore, këtë metal e kanë në madhësi të ndryshme e kryesisht varet nga jetëgjatësia e gjallesës në ambjentet ujore.

Gratë shtatzëna rekomandohet që të ushqehet së paku një herë në javë, me peshk. Peshku i rekomanduar është, salmon dhe tuna.

Për më tepër informacion të detalizuar të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/a-eshte-i-demshem-konsumimi-i-peshkut-dhe-ushqimeve-te-tjera-te-detit-gjate-shtatezanise-?like=true

Gjithë të mirat.

/komuniteti