Gjakderdhje gjatë shtatzanisë
Adelina Lajqi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Adelina
Gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë nuk është aspak normale. Prandaj mjekët e trajtojnë që gjakrrjedhja të dominohet, pasi është shenjë e mundshëm e një lindje të parakohëshme. Përveç trajtimit që i japin mjekët, këshilloje kunatën të mbajë rregjim të rreptë shtrati, të mos bëj punë të rënda shtëpie apo dhe zyre, të qëndroj sa më pak në këmbë dhe të mos lodhet me ecje të gjata.
Uroj që shtatzënia të shkojë normalisht deri në term.
Pershendetje Dr Moza, desha tju pys per kunaten time, ajo është në javen e 26 të shtatzanis, por qe 3 muaj me radh po i shkojn mestracione te kuqe,po shtrihet ne spital ka 5 a 6 dit edhe po mer disa infuzione per forcimin e mitres ka 12 or nje infuzion, pastaj po i ndalen, edhe pse mjeku i ka thënë që beba osht mir vetem qe shtratin e fmis e ka pak posht dhe ma të but.Sa osht e rrezikshme kjo per bebin,dhe a osht e nevojshme qe ti mer ato infuzione se dikush po thot qe osht normale me pas gjakderdhje qdo muj sikur mestracionet dhe sosht e rrezikshme.Ju lutem na ktheni ni pergjigje sa më të detajuar per këtë rast,faliminderit për mirëkuptim.