Crregullim menstrual
Alba Abla
(13 vite më parë)
Përshëndetje Alba
Gjakrrjedhjet që shpjegon, nuk janë normale. Nuk janë normale edhe gjakrrjedhjet gjatë apo pas aktit seksual. Unë të rekomandoj që edhe ciklin menstrual nuk duhet ta lësh të çrregullt sepse pasojat në jetën tënde riprodhuese mund të jenë të rënda. Prandaj kontakto një mjek gjinekolog, për të bërë një vizitë gjinekologjike dhe marrë trajtimin e nevojshëm.
Mos u shqetëso, por duhet të bësh edhe një Pap-test për të përjashtuar apo parandaluar malformimet qelizore.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Jam nje vajze 25 vjecare, jo shume aktive seksualisht. Kam gjakderdhje mes cikleve menstruale, ne fakt gjithmone i kam pasur te crregullta menstruacionet, por muajt e fundit kam gjakderdhje, jo shume. Kete here gjakderdhja me nisi pasi kreva marredhenie, disa ore me pas, dhe akoma kam, duhet te jene bere disa dite tashme, e theksoj qe nuk jam shume aktive seksualisht. U tremba kur nje shoqe me tha qe mund te jene simptoma te nje tumori ne qafe te mitres, pasi une jam shume e paster dhe e kujdesshme me veten time, gjithashtu dhe partneri im. Ka raste qe kam gjakderdhje dhe para ciklit menstrual, shume pak, pastaj pushojne disa dite, dhe me pas me nis cikli tamam,. E theksoj qe ciklin menstrual nuk e kam pasur asnjehere te rregullt, po ashtu dhe mami im, dhe gjyshja ime, mbase duhet te jete gjenetike. Por keto gjakderdhjet po me shqetesojne. Ju faleminderit per kohen dhe shpresoj per nje pergjigje sa me te shpejte.