Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtimi i peshës në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe e nderuar, jam ne javen e 11 te shtatezenise dh nga 52 kg qe kame pase para se te mbes shtatezene tani kame 56 kg e 600 gr a eshte normale apo eshte peshe e tepert, gjithashtu desha te di se ne cilen jave verehet gjinia e bebes dhe kur filloj ti ndjeje levizjet e para te bebes. Gjithe te mirat .

Merita Mustafa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Shtimi i peshës që përshkruan, është shume e lartë. Kujdes me dietën ushqimore, përdor sa më shumë zarzavate dhe perime dhe elimino produktet që përmbajnë shumë sheqera. Nëse vazhdon të shtosh peshë, duhet të bësh kujdes sepse ka pasoja për shtatzënisë dhe për ty.

Më kohën e bërjes së ekografisë morfologjike ,rreth javës 20-22 të shtatzënisë, mund të dallohet gjinia e bebit.

Nëse je në shtatzëninë e parë, lëvizjet e bebit do t’i ndjesh pas javës së 22-të të shtatzënisë, ndërsa nëse shtatzënia është e dyta apo më shumë, lëvizjet ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Por edhe po ndodhi ndryshe, asgje nuk ka për tu shqetësuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti