Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtrëngime në bark

Jam shtatezen 7 muaj e 2 jav po jom bo merak se po i kom do shtrengime nbark e kur i kom shtrengimet mforcohet barku shum si guri me kon e deshta me dit a ka rrezik diqka apo jon normale kto shtrengime faleminderit kalofshit sa me mir

Vela Ola (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Vela

Kontraksionet gjatë shtatzënisë, nuk janë normale dhe duhen dominuar. Për këtë, të rekomandoj të përdorësh antispazmolitikë. Një analizë e urinës, do të përjashtonte mundësinë e pranisë së ndonjë infeksion urinar, i cili mund të jetë shkak i ankesavë që paraqet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti