Vonesa e menstruacioneve
Andriana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Andriana.
Po ankohesh se menstruacionet pasi të kanë ardhur një herë normalisht, herën e dytë kanë qënë me vonesë prej 10-të ditësh dhe herën e tretë nuk të kanë ardhur. Kësaj pyetje i jam përgjigjur para një javë, megjithatë; mendoj se ndodhesh përpara një çrregullimi menstrual. Në rastet e tilla, vizita tek mjeku gjinekolog është e domosdoshme për të vlerësuar diagnozën. Duke përjashtuar mundësinë e një shtatzënie të mundshme, çrregullimi menstrual ka si shkak kryesor çrregullimin hormonal, i cili vlerësohet me analiza dhe ekzaminime specifike. Prandaj të këshilloj të paraqitesh tek mjeku gjinekolog, për të kryer disa analiza dhe ekzaminime.
Uroj që sa më shpejt të stabilizohet situata menstruale.
Pas lindjes se vajzes menstruacionin e pare e fitova pas 8 muajve, te dytin me 10 dite vonese te tretin ende se kam fituar ende edhe pse koha me ka kaluar cka po ndodh me kete rast? Flm per pergjigje, me respekt, ju pershendes.