Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Paksimi i ujërave

Pershendetje i nderuar doktor morina. Jam ne javen e 33+ dhe te shtunen pata viziten e radhes dhe mjeku me tha qe placenta eshte pjekur apo plakur si i thoni ju, ne shkalle te 2 dhe ujerat jane pakesuar disi. A ka rrezik per bebin pakesimi i ujerave ? Pune te mbare , me respekt marsida

Marsida Ashiku (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Marsida

Likidi amniotik i siguron fetusit një mjedis mbrojtës të përshtatshëm për rritjen dhe zhvillimin e tij. Nëse është konstatuar reduktim të sasisë së likidit amniotik, Ka ardhur koha të drejtohesh në maternitet për ekzaminime suplementare dhe konsultë më të specializuar.

Placenta e pjekur e shkallës së dytë, tregon se placenta ka filluar të plaket në krahasim me moshën e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti