Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet vetëm gjatë marrëdhënjeve

Pershendetje doktoresh e nderuar desha te bej nje pyetje lidhur me sekrecionet e mia ku me dalin vetem kur kam mardhanje kurse kshtu jo skam asnjeher me duket qe po me mbesin brenda dhe kam nje dhimbje ne fund te barkut gjithnje dhe me rrin barku i fort po ashtu ndjej dhe te ftohtit shum ne at pjes ju kisha lut te me tregoni qfar mund te jet kjo dhe qka duhet te bej se ndoshta keto po pengojn edhe per shtatzani ju faleminderit

Pranvera Veliu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultati i kulturës do të tregoj shkakun, ndërsa antibiograma do të tregoj medikamentet me efikase për të trajtuar infeksionin, nëse ai është i pranishëm.

Nëse kërkon shtatzëni, bëhet të bësh edhe disa ekzaminime të tjera. Ekzaminimet do t’i rekomandoj mjeku gjinekolog pas vizitës gjinekologjike.

Gjithë të mirat.

/komuniteti