Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam vonesë 5 ditë të ciklit, testi në shtëpi pozitiv

Pershendetje dr, Sot jane bere 5 dite nga dita e parapare per ciklin e muajit mars. Une ciklin e kam cdo 30 apo 31 dite. Heren e fundit me ka ardhur cikli me 4 shkur, ndersa eshte parapare qe te me vine me 6 mars. Dje dhe sot testi i shtatzanise ne shtepi me doli pozitiv. Bera eho te gjinekologu dhe nuk verehej me eho abdominale, pastaj e bera me sonde vaginale dhe u verejt vetem dicka shume e vogel, brenda mitre. Ndersa pershkrimi i dr. eshte keshtu: mitra ne Avf.Endometriumi trashur 14 mm. Dhe hijezim aechogjen me dimenzione te vogla i dyshimt per qese gestative.! Kontrolla me eshte caktuar pas 7 ditesh, ndersa me eshte sygjeruar qe te bej hemogramin dhe urinen. Dua te di...a eshte shume heret qe te verehet shatzania qarte me ultratingull per shkak se i kam vetem 5 dite vonese te ciklit dhe a ndikon qe cikli im eshte 30-31 dite? A duhet te shqetesohem dhe cfare duhet te bej a te pushoj. Cfare ndikon me mire? Ju falenderoj paraprakisht

Ela Behrami (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ela,

Te uroj per shtatzenine. Mendoj qe duhesh te ndjekesh keshillat e mjekut gjinekolog. Eshte ende heret per kete arsye nuk dallohet mire. Vizito mjekun prap pas 7 ditesh.

Uroj te kesh shtatzeni te mbare.

Ela Behrami (13 vite më parë)
Te falemderoj per pergjigje doktor. Me jape pak kurajo se doktori nuk me tha fare urime dhe tha se eshte heret dhe une u shqetesova. Do te thote nuk kam nevoje te brengosem apo jo? Cdo te mire. Te faleminderit shime

/komuniteti