Fillimi i shtatzënisë
Ela Behrami
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Sipas të dhënave që përshkruan, është fillimi i shtatzënisë e cila është e vendosur në mitër. Edhe testi i shtatzënië, mbështet këto të dhëna. Kërko nga mjeku që ekzaminimin ekografik të rradhës ta bëjë me sondë vaginale. Edhe analizat që ka kërkuar janë të nevojshme të të patur në kontroll ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Une sot jam 5 dite vonese e ciklit. Dhe dhe sot kam bere test ne shtepi dhe me doli pozitiv. E bera nje eho te gjinekologu dhe nuk u verejt me ane te ehos abdominale, por vetem me ane te sondes vaginale, dr. verejti nje gje te vogel brenda mitre per te cilen dyshon se eshte qeske e bebes, por eshte heret me u verejt per shkak se cikli im nuk eshte cdo 28 dite, por cdo 30 apo 31 dite. Raporti eshte si vijon: mitra ne Avf. Endometriumi trashur 14mm dhe hijezim aechogjen me dimenzione te vogla i dyshimt per qese gestative.! Kontrolla me eshte thene te perseritet pas 7 ditesh, ndersa duhet te bej hemogramin dhe urinen. Te lutem dr. Me ndihmo me pergjigje. A duhet te brengosem dhe a mund te rregullohet gjithcka pas kesaj gjendje. A eshte nomale qe verehet aq pak dhe a mund te ndikoj ne kete gjendje cikli im cdo 31 dit? Cdo te mire.