Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth periodave menstruale

Pershendetje. jam 23 vjeqare dhe qe 2vite e gjysem provoj te ngelem shtatzene por deri me tani nuk pata sukses asnjehere. kam qen edhe te gjinekologu ai me konstatoj se kam prolaktinen ne gjak, bera terapi por sme ndihmuan. periodat i kam te qrregullta. muajt e kalun kam pas ciklin 34 dite tjetrin muj 29 muajun e fundit ka qen 41 dite a mund te kem evulocion me ket cikel dhe kur? tasht deshta te vazhdoj te ndonje gjinekolog tjeter terapi po deshta te di ku te drejtohem te ndonje gjinekolog apo endokrinolog? faliminderit gjithat t mirat

Kos L (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kos L

Niveli i lartë i prolaktinës, nuk lejon të ndodhë ovulacioni dhe cikli menstrual zgjat mbi kohën mesatëre prej 28-të ditësh. Të rekomandoj të bësh një grafi të sella turcica, për të vlerësuar gjëndrën e hipofizës. Grafinë tregoja mjekut endokrinolog, i cili do të japë rekomandimet e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti