Nuk më ka ardhur cikli edhe pas 11 muajsh lindje!
Evisa Evisa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Evisa
Edhe ndodh që vonesa menstruale të shkoj edhe deri një vit, kur nëna është gjidhënëse e rregullt. Megjithatë të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen tënde. Pas ekzaminimit mjeku do të të japë rekomandimet e nevojshme. Një këshillë personale, ka ardhur koha që ta largosh fëmijën nga gjiri. Ai ka nevojë edhe për ushqime natyrale.
Gjithë të mirat.
Doktoreshe moza, Uroj te jeni mire. Kam 11 muaj qe kam lindur vajzen, e kam me gji akoma, mirepo cikli nuk duket gjekundi. A eshte normale apo duhet te shqetesohem ? Respekte, Evisa