Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i crregulluar!

E nderuar, Kam 2 muaj qe po tentoj te mbetem shtatezene, ne muajin janar ciklin e kam pasur me dt 19, ne muajin shkurt cikli me erdh me daten 14( dmth qe gjithmone me vijn nga 5 dite me heret), tash ne mars ende nuk kam gjakderdhje menstruale. A mund te kem ndonje cregullim menstrual per arsye se qe 2 muaj tentoj te mbetem shtatezene? Apo behet fjale per shtatezeni? Po ju pyes sepse gjithmone ne jeten time i kam pasur te rregullta dmth cdo 26 dit. Poashtu nga sot kam filluar te perdor acid folic ( folio forte).

Fjolla G (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fjolla

Edhe mundet që shtatzënia të ketë filluar. Për ta konfirmuar këtë, bëj një test shtatzënie ose beta HCG. Rezultatet tregoja mjekut gjinekolog. Konsumin e acidit folik mos e ndërprit deri në kontaktin me mjekun. Nëse shtatzënia ka filluar, konsumin e acidit folik do të vazhdosh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.

Uroj që të jetë plotësuar dëshira për shtatzëni.

Fjolla G (13 vite më parë)
Faleminderit doktoreshe, sa te mir qe jeni :) pershendetje

/komuniteti