Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Augumentina në shtatzëni

Pershendetje e nderuar. Doja te dija dicka , bera analizat te urines, strishos dhe gjaku komplet para 3 ditesh dhe urina rezultoi me infeksion, e renduar sipas mjekut. Ai me dha te mar augumentine 2 ne dite ne mengjes dhe darke, sepse ka frike se mos infeksioni prek qafen e mitres, dhe hapet para kohe, si mendoni per augumentinen pasi eshte antibiotik, a iben keq bebit ? Ju lutem me ktheni pergjigje. Me respekt Marsida El

Marsida Ashiku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Zakonisht përdorimi i antibiotikëve nuk rekomandohet në tremujorin e parë të shtatzënisë, pasi ndodh embriogjeneza. Por ti e ke kaluar këtë periudhë të shtatzënisë, dhe përdorimi i preparatit do të trajtoj infeksionin dhe shtatzënia do të ketë ecuri normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti