A jam shtatzënë?
Dona Gashi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Dora
Bëj një beta HCG, sepse është test shumë më i sigurtë në vlerësimin e shtatzënisë. Nëse ekzaminimi nuk tregon shtatzëni, atëherë çrregullimi menstrual vjen si rezultat i ovareve policistike për të cilat mjeku gjinekolog duhet të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, jam e martaur qe 6 muaj. Kam tentuar te mbes shtatzene por nuk kam pasur sukses. Ciklin e kam cdo 28 dite. Kam pasur problem me cista policistike. Ciklin e fundit e kam pasur me 8 shkurt. Kam pritur qe te radhes ti kem me 7 mars (28 dite). Ende nuk me kane ardhur, nderkohe qe testi me rezulton negativ. I'u lutem me ndihmoni. A t'i besoj testit? Eshte hera e pare qe i'u shkruaj!