Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Spasmotek plus

Mirembrema doktoreshe, jam ne javen e 38 te shtatzanise dhe kam shtrengim shume te forte ne fund te barkut ne anen e djathte. Mjeku me rekimandoj te marre nje injeksion spasmotek plus pasi qe nuk jam ende per lindje. Per cka merret ky injeksion dhe a ka ndonje efekt anesor apo pasoje? Faleminderit per mirekuptim.

Arta Rexhepi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Shtrëngimet në fund të barkut, për moshën e shtatzënisë konsiderohen si kontraksione përgatitore për lindjen. Për këtë arsye, unë mendoj se nuk është e nevojshme marrja e spasmotekut, i cili rekomandohet të merët para javës së 34 të shtatzënisë kur gruaja ka një rrezik të lartë për lindje parakohe. Ti tashmë e ke kaluar këtë periudhë. Lindja pas javës së 37-të të shtatzënisë, konsiderohet si lindje normale.

Të uroj lindje të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Arta Rexhepi (13 vite më parë)
Faleminderit dontoresh per pergjigjjen , por tani jam shume e brengosur pse e kam mar ket inekcion, jam e qelun nje gisht dhe me keto dhimbje qe 3 dite , mirepo me tha qe nuk jam per lindje dhe se duhet ta mar ket inekcion por tash jam brengos shume. Faleminderit per mirekuptim

/komuniteti