Dhimbje dhe forcim të barkut
Meri
(15 vite më parë)
Përshëndetje Meri
Mjekimi që të ka rekomanduar mjeku, është i adekuat. Mjeku ka menduar të dominojë kontraksionet dhe paralelisht, t’i dalë përpara komplikacioneve që sjell një lindje parakohe. Shpresoj që tek ty, çdo gjë do ecë normalisht.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Prsh doktoreshe, flm shume per keshillat tuaja, te kam shkruar dhe me pare, une jam shtatzene dhe 7 dite hyje ne muaj te nente dhe mezi po pres te kaloj keto dite se kam frike mos me ndodh ndonje lindje parakohe se kur bera viziten para nje jave doktori me dha te beja keto gjilpera DEXAMETHASON - ROTEXMEDICA si dhe disa kokrra per forcim te barkut qe quhen MEDOLIN por problemi im eshte se une here pas here kam forcime te barkut dhe dhimbje ne fund te barkut sikur po del bebi, cfare me keshilloni te bej doktoreshe se jam shume e shqetesuar sepse kam deshtuar nje here vjet e nga kjo kam marre me shume frike. Iu flm shume shume per ndihmen tuaj.