Sa javëshe jam?
Adelina Halilaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Adelina,
Për të rritur saktësinë mbi datën e mundëshme të lindjes, llogaritja bëhet duke u nisur nga dita e parë e mestruacioneve të fundit. Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 24.01.2013, atëherë ju jeni në javën e 06 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 31.10.2013.
Por për ta patur më të lehtë llogaritjen, mund ta përdorni kalkulatorin e datës së lindjes, i cili gjendet në ballinën e portalit.
Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.
Persh. doja te dija sa javeshe shtatzene jam dhe si duhet te bej llogarine vete nese ka mundesi. Dita e pare e periodave te fundit ka qene me 24 janar 2013. dua te dij sa javeshe jam dhe kur me bie te lind perafersisht...ju falenderoj shume Adela