Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ureoplazma pozitive >10^4 cfu/ml

Pershendetje e nderuar dr Mimoza, Pas abortit qe bera ne javen e 10, bëra strishon dhe ureoplazmen me doli pozitive>10^4 cfu/ml mjekja me preferoi ket terapi Tab.Azitromicin, vag.Cervugid,desha ta marr mendimin tuaj a eshte kjo terapi efektive per ket lloj infeksioni, dhe a eshte infeksion qe bartet edhe tek burri pasi qe mjekja nuk rekomandoj qe aj te ben analiza, Flm per mirkuptim do me ndimonte pergjigjja juaj!

Aferdita Jashari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita

Terapia e dhënë është efikatëse, nëse mjekja është bazuar në antibiogramë. Mjekja nuk ka rekomanduar trajtim për bashkëshortin, sepse ky infeksion nuk bën pjesë në grupin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Dy javë pas trajtimit, duhet të përsëritësh analizat. Nëse ato rezultojnë përsëri pozitive, duhet të ritrajtohesh me antibiotikoterapi deri në negativizim të plotë. Vetëm pasi të jesh negativizuar nga ky infeksion, mund të tentosh për të filluar një shtatzëni të re, sepse ky lloj infeksioni është shkak për ecuri jo normale të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

Aferdita Jashari (13 vite më parë)
Faleminderit per pergjegje doktoresht, Paq jete te gjat!

/komuniteti