Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaksina e tetanozit gjatë shtatzënisë

Përshëndetje! Çfarë mund të më thoni për vaksinën e tetanozit gjatë shtatzënisë. Në konsultore thonë qe ua kanë lënë grave në dorë të vendosin, ndërsa mjekë të ndryshëm ndajnë mendime të ndryshme: një pjesë janë kundër kësaj vaksine pasi ka efekte te fetusi, disa të tjerë rekomandojnë që të kryhet. Juve si mendoni?

Gladiola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gladiola.

Vaksina e tetanozit rekomandohet për t’u kryer, duke i bërë nënës së paku dy injeksione vaksinë antitetanoz gjatë shtatzënisë. Vaksinimi ndihmon për të parandaluar shfaqen e tetanozit tek bebi kur lindja nuk pritet e pastër, me duar të pa lara, me çarçafë jo të pastër dhe kordoni i fëmijës pritet dhe lidhet me mjete jo sterile. Pastërtia dhe imunizimi e ndalojnë tetanozin.

Pavarësisht mendimit që kanë disa mjekë, të rekomandoj ta bësh këtë vaksinë.

 

 

Gladiola (15 vite më parë)
Faleminderit shume per keshillen Doktoreshe Mimoza.

/komuniteti