Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acidi folik

A mendoni qe nuk duhet marr acid folik ne fillim te shtatzanise nese 3 muaj para se me mbete shtatzan kam perdore rregullisht,por tani mjeku me rekomandoj vetem vitamina Mamavit dhe tha qe keto permbajne edhe acid folik ,por kam frike a eshte e mjaftueshme kjo sasi e acidit folik qe permbajne vitaminat Mamavit,ju falenderoj.

Sonila Nitaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila,

Acidi folik merret 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë. Nëse vitaminat që konsumon përmbajnë këtë sasi, atëherë është në rregull, dhe nuk ke nevojë për acid folik shtesë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti