Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëngu amniotik i paksuar

Pershendetje doktoreshe Moza. Te falenderoj nga zemra qe me pergjigjesh gjithmone, pyetja ime ishte se kur bera ekon e radhes, placenta vazhdonte te ishte e pjekur po ne te njejten shkalle te dyten, nuk kishte perparuar, por doktori me tha qe ujerat jane pakesuar disi, nuk e beri problematike, por doja nje pergjigje nga ju si mjeke a mund t`i bej keq bebit pakesimi i ujerave dhe a riperterihet ai deri ne fund te shtatzanise , tani jam 34 jave -she. Me respekt Marsida.

Marsida Ashiku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Likidi amniotik rritet në mënyrë progressive, deri rreth javës së 34-të të shtatzënisë. Volumi i likidit amniotik, reflekton gjëndjen e nënës dhe të fetusit. Ai ndryshon në kushte fiziologjike dhe patologjike të të dyve. Për të bërë një vlerësim më të saktë për gjëndjen e fetusit, të rekomandoj të bësh një ekografi Doppler, për të vlerësuar nëse ka ose jo kompromentim të fetusit. Ky ekzaminim e orienton mjekun, për taktikën që duhet ndjekur më tej.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti