Kristale me shumicë në shtatzëni
Adelina Halilaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Adelina
Për të lehtësuar dhimbjen që ankon, duhet të përdorësh sa më shumë lëngje, kryesisht uje dhe asnjë herë lëngje me gaz. Situata të detyron që të ruhesh nga një infeksion i mundshëm urinar. Prandaj, nëse gjatë urinimit ndjen djegie, erë të keqë apo ndryshim të ngjyrës, duhet të bësh urokulturë, sepse mund të jetë i pranishëm një infeksion urinar.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe ta kalosh sa më lehtë.
E nderuar doktoreshe.. une kam nje problem qe duke qene ne nje zone qe nuk gjen nje mjek te hajrit me duhet tju pyes juve pasi e di shume mire qe jeni nje mjeke e shkelqyer. Jam ne javen e 7 te shtatzanise dhe para dy ditesh bera nje analize urine pasi kisha shume dhimbje ne anen e veshkave,, me dolen kristale me shumice,,tani pyetja ime eshte cduhet te perdor pasi sapo shtrihem kam dhimbje te padurueshme te veshkave? e di qe eshte e pamundur nje pergjigje por sidoqofte nje ndihme e vogel do me mjaftonte.