Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e mundur të jem shtatzane duke patur gjakderdhje?

Pershendetje doktor, A eshte e mundur te jem shtatezane duke mu vonuar cikli rreth 12 dite , une daten e fundit te ciklit e kam patur me date 28 janar dhe ne 12 mars pata gjakderdhje vetem kur urinoj e vazhdoj te kem nga pak. Gjinekologu me tha se nuk sheh shtatezani por mua 3 teste qe kam bere me dalin pozitiv, si mund ta shpjegojme kete? Faleminderit Vana

Elvana Daja (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Elvana,

Tre teste nuk mund të japin rezultat të gabuar. Me siguri shtatzënia është në një fazë shumë të hershme. Prit edhe ca, dhe pastaj përsëri vizito mjekun gjinekolog për të parë nëse cdo gjë është në rregull.

Në shtatzaninë e hershme, në tremujorin e parë, një nga shkaktarët e gjakderdhjes mund të jetë disbalansi hormonal. Zakonisht lajmërohet në periudhën e menstruacioneve, nëse nuk do të ishit shtatzënë.

Gjithë të mirat.

Elvana Daja (13 vite më parë)
Me falni doktor por fjaline e fundit nuk e kuptova, si lajmerohet ne periudhen eciklit, dmth qe cikli duhet te me vinte ne daten e vet? Faleminderit

/komuniteti