javë pas jave
Përshëndetje Oni
Përcaktimet e shtimit në peshë të shtatzënës, nuk janë madhësi standarte. Ato mbeten faktor, që ndikojnë individualisht tek çdo grua. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore.
Zakonisht gruaja shtatzënë, shton mesatarisht 9-11 kg peshë trupore. Kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore gjatë shtatzënisë, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes tënde.
Ha shumë fruta dhe perime, sepse kanë vitamina, minerale dhe fibra të cilat ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë kapsllëkun (që është shumë i shpeshtë tek shtatzënat). Buka, patatet, orizi dhe cerealet janë shumë të rëndësishme dhe bashkë me frutat e perimet duhet të jenë pjesa kryesore e çdo shujte. Çdo ditë duhet të hash mish pa dhjamë, peshk, mish pule, vezë (të përpunuara termikisht) dhe djath. Qumështi, djathi dhe jogurti përmbajnë kalcium dhe materie tjera ushqyese të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e bebes. Nëse ke mundësi blej këto produkte me përqindje më të ulët të yndyrës.
Përpiqu të hash sa më pak ëmbëlsira dhe pije me sheqer. Sheqeri të jep vetëm kalori për të cilat ti ke më së paku nevojë tash për tash (për më tepër sheqeri dëmton dhëmbët). Mos ha ushqime të yndyrshme. Shumë prej nesh hamë më shumë yndyrë se sa që kemi nevojë. Yndyra ka shumë kalori, të bën të shtosh peshë dhe rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe të vazave të gjakut. Ke kujdes me pijet të cilat kanë kafeinë si kafeja, çaji dhe kola, sepse ekziston rreziku që sasia e tepërt e kafeinës të ndikojë në peshën e bebes. Këto pije përpiqu t'i zëvendësosh me kafe ose çaj pa kafeinë. Pi shumë lëngje frutash dhe ujë. Duhet të pish edhe atëherë kur nuk ke etje, sidomos ujë.
Për më shumë info, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise#te-gjitha
Të uroj shtatzëni të mbarë.


E nderuar doktoreshe doja te me thonit sipas mendimit tuaj si po eci me peshen e trupit tim dhe te me sygjeronit nga eksperienca juaj se cfare te konsumoj gjate shtatzanise time!Une jam ne javen e 22 dhe kam shtuar rreth 10 kg, Ne fillim te shtatzanise kam qene 60 kg dhe aktualisht jam 69.50 kg. Nuk do te deshiroja te shtoja shume ne peshe sepse do te doja te kisha nje shtatzani te shendetshme ,por 2 javet e fundit kam vene re se po shtoj shume ne peshe.Oreksi me eshte shtuar ndaj nje keshille e juaja do te me ndihmonte ti vija fre ushqimeve te pa nevojshme. Ju faleminderit qe na qendroni prane gjate ketyre muajve te bukur por edhe sakrifice! Mirepres pergjigjen tuaj dhe ju uroj pune te mbare!Falenderime te sinqerta!