Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas lindjes

Pershendetje doktoresh kisha pas deshir me te pyt kam lind qe 4 muj i ka djali edhe cikli i mestracioneve me kan ardh vetum nje her mas lindjes djalit pse nuk me kan ardh ende a mun mem tregu?

Lude Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lude

Periudha deri 45 ditë pas lindjes normale quhet periudha puerperale ose periudha e lehonisë. Gjatë kësaj periudhe çdo organ pëson ndryshime rikthyese që variojnë nga më të lehtat deri tek më të theksuarat. Puerperiumi është i rëndësishëm, pasi pacientja e merr veten nga aktiviteti i lindjes që e ka lodhur organizmin. Gjatë kësaj periudhe vazhdon ushqyerja me gji e fëmijës dhe me ndihmën e mjekut, mendohet dhe vendoset metoda e përshtatshme e kontracepsionit. Cikli menstrual menaxhohet tek një grua që ushqen fëmijën me gji. Gjidhënia e plotë mbron deri në 98% nga shtatzënia e padëshëruar deri në 6-të muaj pas lindjes. Prandaj, nëse e ushqeni fëmijën me gji gjatë gjithë kohës pa as një ushqim tjetër suplemetar, mungesa e menstruacioneve është normale.

Nëqoftëse ju janë kthyer qoftë edhe një herë menstruacionet dhe nuk ju kanë ardhur më, atëherë mendohet se tek ju po ndodh ovulacion i herëshëm. Zgjedhja dhe përdorimi i kontracepsionit është normale.

Gjithë të mirat.

Lude Krasniqi (13 vite më parë)
faiminderit shum doktoresh e te kisha pyt mas save te vin cikli i mestracioneve kur ti bon foshna sa te vin faliminderit permirkuptim

/komuniteti