Dhimbja e kokës gjatë shtatzënisë
Linda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Linda.
Në rastet më të shumta mendohet se dhëmbjet e kokës në shtatzëni, vijnë për shkak të qarkullimit të gjakut. Kur nuk gjenden shkaqe të tjera për dhëmbjen e kokës, këshillohet qëndrimi shtrirë, anash majtas.
Një kontroll për përjashtimin e infeksionit të sinuseve, është i rëndësishëm. Nëse tencioni i gjakut është normal ashtu siç e përshkruan, përdorimi i paracetamolit është i favorshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, deshta ta bej nje pyetje e cila me shqeteson, jam ne javen e 25-te te shtatezanise dhe ka 4 dite qe vazhdimisht me dhemb koka sidomos kur e uli te poshte, tensionin e gjakut e kam 110 me 70. Ku mund te jete arsyeja e dhimbjes edhe a shkakton dicka te keqe te beba?