Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike dhe cikli i rregullt

Pershendetje dr. Deshta te dije a eshte e mundur te kesh cikel te rregullt cdo 31 dite, dhe te kesh vezore policistike? Ju faleminderit.

Dona Ahmeti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Nuk është e domosdoshme që ovari polikistik, të shoërohet me çrregullim të ciklit. Por duhet të dish, që ai shoqërohet domosdoshmërisht me çregullim të ovulacionit. Kjo do të thotë se cikli menstrual mund të jetë i rregullt edhe në prani të ovarit policisti, për prania e ovarit policistik prish ovulacionin.

Gjithë të mirat.

Leonora= Reina * (13 vite më parë)
Mirdita Doktoresh,edhe une po ashtu kam pasur ovare policistike por i kam hequr me laparaskopi,para operimit asnjeher se kam pasur ciklin e rregullt,mbas operimit kam cikel gjdo 35 dit.Desha tju pyes a egziston mundesia qe ovaret policistike te shfaqen prap,apo mbas nje kohe te qrregullohet cikli prap...ju pershendes shumm

/komuniteti