Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngërcet në të dyja këmbët

Pershendetje, desha ta bej nje pyetje lidhur me gerqet ne te dyja kembet. vetem ne mengjes kur shtihem (zgjatem) me bien njera ose te dyja kembet dhe gjate dites po kam problem me ecje nga dhimbja e muskujve. Jam ne javen e 21+5, eshte normale apo jo?

Drita * Jara* (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Drita

Ngërçet e këmbëve gjatë shtatzënisë mund të paraqiten në çdo periudhë dhe mund të konsiderohen normale. Shpesh fillojnë me dhimbje të forta në pulpa apo në shputa dhe i forcojnë muskujt e pulapve duke krijuar dhimbje.

Ngërçet në këmbë shpesh mund të zgjasin gjer në një minute, por nga ngërçet mund ta kesh vështirë të ngritesh nga krevati dhe të ecësh. Mënyra më e mirë për tu përballur ngërçet është konsumimi i ushqimit të pasur me vitamina dhe konsumimi më i madh i kalciumit.

Kompresat e ngrohta apo dushi me ujë të ngrohtë mund të lehtësojnë dhimbjen nga ngërçet qofshin këto edhe ngërçe të shpinës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti