Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kilogramët në shtatzëni

Pershendetje jam ne javen e 32 dhe kam shtuar vetem 5kg a eshte dicka shqetsuese apo eshte normale ju lutem te me ktheni pergjigje.

Lule Abazi (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Lule

Përcaktimet e shtimit në peshë të shtatzënës, nuk janë madhësi standarte. Ato mbeten faktor, që ndikojnë individualisht tek çdo grua. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/pesha-trupore-gjate-shtatzanise

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti