Analizat e gjakut
Bris Demiri
(13 vite më parë)
Përshëndetje Brisilda
Analizat treojnë mundësinë e një anemije, e cila mund të vijë nga mungesa e hekurit në gjak. Që shtatzënia të këtë ecuri normale, rekomandohet marrja e sulpementit me hekur. Prandaj mjeku që ndjek shtatzëninë, do të bëj një elektroforezë të hemoglobinës që të përcaktohet shkaku i anemisë, ferritinemi dhe sideremiën për të vlerësuar herkurin, qarkullues dhe rezervat e hekurit. Mbështetur në këto analiza, mjeku do të japë këshillat dhe trajtimin e nevojshëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe.Jam ne javen e peste te shtatezanise.Dje bere analizat e gjakut dhe me dolen pak te ulta.Po ja u shkruaj:erytrocyte 3730000;leucocyte 9000;hemoglobina 8.2gr%;sedimenti 20 mm/ore.Keto ishin pergjhigjet e analizave.Ju lutem me ktheni nje pergjigje mos ndikojne keto analiza ne nje shtatezani jo te mire.?? Ju falenderoj shume