Stresi gjatë shtatzënisë
Vilma
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vilma.
Disa nga këshillat për të larguar stresin janë:
- Të shprehurit me bashkëshortin, nënën, me miken më të mirë. Rekomandohet edhe komunikimi sa më i mirë me mjekun ose me gratë e tjera shtatzëna.
- Edhe sporti mund të ndihmojë në qetësimin e stresit.
- Tërhiqe bashkëshortin për t’u bërë edhe ai pjesë e lidhjes me fëmijën. Do shikosh se sa mirë do ndihesh për një kohë të gjatë.
- Forcoje lidhjen me bashkëshortin. Bëj dashuri, nëse ua lejojnë kushtet e shtatzënisë.
- Përkëdhele barkun, flit me fëmijën tënd, dëgjo muzikë qetësuese. Futja në kontakt me bebit, është qetësuesi më i mirë i stresit.
Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak Vilma. Gjithë të mirat.
Pershendetje! Jam ne javen e 8 te shtatzenise time te pare. Doja te dija a ka ndonje menyre te efektshme per te hequr stresin? Kur dale jashte nuk kam por sapo hyj ne shtepi po ngrihem ne mengjes dhe mendoj shume si ta heq stresin? Faleminderit.