Cilat janë shkaqet e abortit në tremujorin e parë?
Deni
(15 vite më parë)
Përshëndetje Deni.
Shkaqet kryesore të abortit në tre mujorin e parë të shtatzënisë janë; gabimet gjenetike/kromozonike, shkaqet mashkullore, anomalitë e mitrës, infeksionet, mënyra e të jetuarit etj. Mirë është, që mjeku të gjej shkakun dhe ta trajtoj atë.
E rëndësishmë është që shtatzëninë e rradhës, të mos e nisësh përpara 6-të muaj nga koha e abortit. Gjithashtu, përpara se të vendosësh për fillimin e konceptimit, kryej me mjekun gjinekolog një këshillim parakoncepsional.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje. Doja t'ju pyesja se cilat jane shkaqet e abortit ne fillimet e shtatzenise? Abortova, pasi embrioni nuk po rritej me dhe Beta CG po vinte ne ulje. Isha ne javen e 7. Ajo cfare me beri pershtypje ishte fakti qe nga dita qe duhet te me vinin ato per nje jave rresht, mua me dhimbte gjithcka ne trup, mesi, shpina si dhe pata ethe, dhe shkova ne temperaturen 39 grade, pasi u bera uje ne djerse dy here rresht temepratura u ul, po bashke me te dhe beta cg. Gjinekologu me tha qe nuk ka ndikuar temperatura, por gjendja jote shendetesore jo e mire, cfare duhet te kuptoj me kete gje, imunitet i ulet? Si mund ta rrise imunitetin, qe te mos perseritet me aborti?