Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr Morina jom ne javen e 27 te shtatzanis dhe kom shum sekrecione ngjyr kaffe ,sa ndikon ne ecurin e shtatzanis her her kom edhe djegsim ne vagin dhe krurje ne gjith trupin desha te bej edhe nje pyetje per bebin tim tani nuk leviz shum ben shum levizje te lehta dhe te rralla a asht normale kjo per keto jav .me fal se e teprova me pytje .ju pershendes pun te mbar.

Jeta Jeta (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Jeta

Sekrecioni kafe mund të ketë ndodh për shkaqe të ndryshme. Mundohu të qëndrosh sa më shumë shtrirë dhe largohu nga punët e rënda apo qëndrimet e gjata në këmbë. Një kontroll/konsultë me mjekun që të ndjek shtatzëninë është mirë ta zhvillosh.

Djegiet vaginale kanë si shkak prishjen e pehashit vaginal. Analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale, gjejnë shkakun dhe llojin e trajtimit më efikas.

Në 10-të javët e fundit të shtatzënisë, lëvizjet fetale ulen në mënyrë progresive. Kjo do të thotë se numri i tyre vjen duke u ulur sa më afër kohës së lindjes afrohet shtatzënia.

Gjithë të mirat.

/komuniteti