Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth vitaminës matervit

Jam ne javen e 28 kam nganjehere dhimbje ne fund te barkut aq shume sa qe smund ta dalloj nga dhimbja e lindjes sot kam qene te mjeku me tha qe te bej pushim sa ma shpesh e sa me shume dhe me rekomandoj tabletat matervit dua te di me shume diqka per keto tableta per qka jane? ju faleminderit shume per pergjigjen tuaj ju jam mirenjohese kalofshi mire.

Nesa Fera (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nesa

Konsumi i ushqimit të shëndetshëm, ul nevojën për kërkesat që ka organizmi për vitamina dhe minerale. Në të kundërtën, rekomandohet marja e multivitaminave në shtatzëni. Përdorimi i multivitaminave, është i rekomanduar për gruan shtatzënë, e cila duhet të plotësoj me vitamina dhe kripëra minerare, në sasi të nevojshme jo vetëm organizmin e saj por dhe atë të bebit. Pra gjatë shtatzënisë përdorimi i multivitaminave, merr vlerë të dyanshme, për nënën dhe fëmijën që ai të zhvillohet i shëndetshëm. Që edhe qumështi i gjirit të pasurohet me vitamina dhe kripëra minerare, rekomandohet përdorimi i tyre dhe në periudhën e shtatzënisë e më pastaj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti