Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Primolut nor 5 mg a ka efekte anësore?

Pershendetje, me ka rekomanduar nje doktoresh Primolut nor 5mg per ardhjen e ciklit sepse dua te bej analiza hormonale per gjetjen e shkakut te crregullimit te ciklit. Ajo me ka rekomanduar ti perdor 10 dite 3 here ne dite nga 1, dmth cdo 8 ore. Mirepo une i kam perdorur vetem 5 dite pershkak se: ndjeja dhimbje ne bark ne fund te barkut dhe me eshte enjtur gjoksi dhe po me dhemb shume. A ka mundesi me qene shtatzane ngase dhimbjet ne fund te barkut po jane te shumta edhe gjoksi me eshte zmadhuar shume dhe me dhemb, ju lutem cfar mendimi keni? Falemnderit per mirekuptim.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luela

Primolut nor, ka në përbërjen e tij progesterone, i cili nuk jep efekte anësore dhe preparatin duhet të vazhdosh ta përdorësh. Nëse dyshon për shtatzëni, bëj një test shtatzënie ose beta HCG.

Gjithë të mirat.

/komuniteti