Vonesa e menstruacioneve
Eranda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Eranda.
Nëse të kam kuptuar, po ankohesh se menstruacionet pasi të kanë ardhur një herë normalisht, herën e dytë kanë qënë me vonesë prej 10-të ditësh dhe herën e tretë të pritshmërisë/të ardhjes së menstruacioneve, janë paraqitur vetëm tre ditë fare pak si ngjyrë kafe.
Unë mendoj, se ndodhesh përpara një çrregullimi menstrual. Në rastet e tilla, vizita tek mjeku gjinekolog është e domosdoshme. Duke përjashtuar mundësinë e një shtatzënie të mundshme, çrregullimi menstrual ka si shkak kryesor çrregullimin hormonal, i cili vlerësohet me analiza dhe ekzaminime specifike.
Uroj që sa më shpejt të stabilizohet situata menstruale.
Pas lindjes se foshnjes per here te pare i fitova menstruacionet pas 8 muajve heren e dyte me vonese 10 diteshe e tani ende s`me kane ardhur kete muaj qe kaloj fare si kam pasur vetem tri dite fare pak si ngjyre kafe por shume shume pak menzi shiheshin, cka mund te jete? Flm per pergjigjen, me respekt, ju pershendes.