Hemorragjia pas abortit
Dorina Cela
(13 vite më parë)
Përshëndetje Dorina
Me vjen keq për sa të ka ndodhur. Zakonisht hemoragjia pas abortit, zgjat deri në 10-të ditë. Ditët e para, sekrecionet hemorragjike janë më të shtuara (3-4 linesa në ditë), ndërsa ditët e tjera vijnë duke u pakësuar (deri në 2 linesa në ditë).
Shtatzënia e rradhës, rekomandohet të fillohet pas 6-të muaj. Gjatë kësaj këho, duhet t’i nënshtrohesh një seri analizash, për të gjetur nëse është e mundur shkaku i abortit dhe trajtuar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e dashur Znj. Mimoza... ishte shtatzania ime e pare, dhe kisha binjake, por shtatzania u nderpre (arsye qe nuk dihen) ne javen e 9-10 nderkohe qe une e zbulova ne javen e 13-14... bera abortin para 5 ditesh dhe kam akoma hemoragji. Sa do zgjase hemorragjia? Sa duhett e rri pa rene shtatzene? Flm.