Marrëdhënjet në shtatzëni
Buna Krasniqi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Buna
Në përgjithësi raporti seksual gjatë shtatzënisë nuk është i kundërindikuar, me përjashtim të situatave si gjëndje të rrezikut për abort, lindje parakohe, prani të gjakrrjedhjes dhe kontraksioneve të dhimbshme të uteruesit (mitrës).
Është mirë për shumë arsye që muajin e fundit të shtatzënisë edhe me mirëkuptimin midis çiftit, marrëdhënia seksuale të jetë e përmbajtur dhe të zëvëndësohet me sa më shumë dashuri përkëdhelëse dhe kujdes reciprok.
Ju uroj të kaloni shtatzëni normale.
E nderuara gjinekologe, jam ne javen e 6 te shtatzanise dhe nuk kam ndonje komplikim, por desha tju pyes se a mund te kem marredhenje, nese jo sa kohe duhet te ruhem? ju faliminderit.