Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku i rënë poshtë

Pershendetje e nderuar. Jam ne javen e 34 - 35 dhe e shoh qe barku sikur ka rene disi sepse me ka liruar pjesen lart te stomakut, dhe ndonjehere ndjej sikur dicka me shpon ne pubis, me rendon poshte, por ndonjehere, une jam edhe me infeksion urinar, tani nuk e di nga se e kam kete rendese sepse duket edhe sikur me djek pak. Te uroj gjithe te mirat, respekte.

Marsida Ashiku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Të rekomandoj të bësh një ekografi për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës. Ky ekzaminim do të shërbejë për të vlerësuar mundësinë e rrezikut për lindje parakohe. Për vlerësuar dhe trajtuar infeksionin urinar, të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të urinës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti