A janë dhimbjet e lindjes?
Diellza Avdia
(13 vite më parë)
Përshëndetje Denisa
Dhimbjet që ankon, janë dhimbjet përgatitore për lindje. Kur dhimbjet bëhen të rregullta në interval kohore dhe vijnë duke u shtuar, atëherë mund të mendohet që aktiviteti i lindjes ka filluar. Mundet që edhe pa patur dhimbje, të rrjedhin ujrat e bebit dhe atëherë duhet të drejtohesh në maternitet. Çdo dy ditë duhet të shkosh për të dëgjuar rrahjet e zemrës fetale dhe të monitorohen ato me kardiotocografi.
Unë besoj se lindjet në rrugë natyrore, janë lindje normale dhe kanë influencë shumë të madhe në marrëdhëniet e nënës me fëmijën.
Të uroj lindje të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershedetje doktoreshe Mimoza! Ju falenderoj per pergjigjet tuaja, sepse me keni ndihmuar dhe qetesuar qe pafund shume. Jam ne javen e 40-te te shtatezanise dhe pata gati tre dite dhimbje mesi dhe ne fund te barkut dhe femija levizte shume fort, sikur me shtynte poshte me dal. Bera eko dhe ujrat ishin ne rregull, placenta ishte e pjekur shkalla 2, qafa e mitres kishte filluar te hapej pak dhe ishte shkurtuar. Me vizite nga poshte mjekja ime tha se te ngacmova pak mitren. Mirepo, kam 2 dite qe nuk kam me dhimbje. A duhet te me shqetesoj kjo gje? Jam shtatezane per here te pare. Daten e lindjes ma kane caktuar ne 20 mars 2013. Ju lutem me tregoni nese jane dhimbje parapergatitore apo cfare? si ta kuptoj qe do lind? Dua shume qe te lind me lindje natyrale edhe pse thone qe eshte e dhimbshme, por ju me keni treguar se eshte me e mira dhe kam shume besim te ajo qe ju thoni. Pres me padurim pergjigjen tuaj. Ju kerkoj ndjese per kohen qe ju mora! ju uroj gjithe te mirat dhe pune te mbare doktoreshe! Me shume respekt Denisa Avdia.