Lindja
Ana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ana.
Nuk mendoj që proçesi i lindjes, të trajtohet në këtë mënyrë. Ai nuk është thjeshtë një zgjedhje, për të cilën vendos gruaja apo mjeku sipas dëshirës. Është normale që gratë të lindin në mënyrë natyrore, ashtu siç është ndërtuar edhe konstrukti i tyre trupor.
Lindjet me prerje cezariane, aplikohen si ndihmë shumë e vlefshme në rastet e pamundësisë së lindjes natyrore apo edhe e ruajtjes së fëmijëve nga infektimet e mundshme gjatë kalimit në kanalin e lindjes.
Megjithatë zgjedhja është e jotja.
Gjithë të mirat.
E nderuara doktoreshë, jam ne javen e 38-te te shtatzenise, eshte shtatzania ime e pare dhe jam ne medyshje se ne cfare menyre te lind, normale apo me prerje cezariane? Ana.