Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pco

Doktoresh mirdita,jam 27 vjeqare afer 28,jam e martuar qe 4 vite,jam diagnostifikuar me ovare policistike,kam perdor lloj loj terapish me kontraceptiv por pa sukses,para 11 muajsh kam bere nje laparaskopi me drilling.ne tre muajt e par i kam pasur fiks menstruacinet mas tre muajve gjdo 35 dit deri ne ket muajin e fundit me 10 shkurt i kam pasur se fundmi i kam pritur qe me vin me 15 mars po ende jo,bera test negativ me doli, kam ngapak sekrecion te bardh.Kam frik se me shfaqen perseri ovaret policistike,dhe sa kam gjasa per shtatzani,ju lutem mu pergjigjni pak ma detajisht,ju pershendes shummme.

Leonora= Reina * (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leonora

Bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Nëse nuk është e pranishme shtatzënia,por është përsëritur ovari polikistik, mjeku duhet të rekomandoj trajtim deri në shërimin e këtij sindromi dhe vetëm më pas mund të tentosh për shtatzëni. Për sekrecionet e shtuara, bëj analizë dhe kulturë të tyre për përjashtuar mundësinë e pranisë së ndonjë infeksioni vaginal.

Gjithë të mirat.

Leonora= Reina * (13 vite më parë)
Ju falenderoj nga zemra per pergjigjien,por une e bera edhe nje kontroll te mjeku dhe me tha se ska shtatzani,por cikli ende sme ka ardhur dmth esht hera e par qe mbas laparaskopis qe me vonohen dy jav,mjeku tha qe cistet muk jan te pranishme,jetoj ne Zvicer por spo di qka te ndermarr tash? Ju falemnderit ju pershendes...

/komuniteti