Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku dhe të këmbës

Pershendetje e nderuar doktoresh,jam ne javen e 28 te shtatzanise,po perdori tableta matervit dhe cistosan,mirepo qe 3 dit kam dhimbje te barkut dhe te kembes se djatht shum,dhe bebi po leviz shum ,a mendoni qe jan normale keto dhimbje ?A duhet te bej kontroll menjeher a eshte shqetsuese?? Me falni se e zgjat po jam shqetsuar shum pasi e kam shtatzanin e par! Ju falemnderit per mirkuptim !

Linda Omer (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Drejtohu te mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzëninë, për të vlerësuar situatën pasi dhimbjet e barkut në këtë moshë të shtatzënisë tregojnë për rrezik lindje parakohe. Dhimbjet e këmbës mund të ndodhin pasi mitra e zmadhuar shtyp nervin ishiatik. Për lehtësimin e tyre, ka medikamente që janë të lejuara të përdoren gjatë në shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ami <3 (13 vite më parë)
Linda dhe une jam ne ket gjendje,vecse kemba nuk me dhemb me,vetvetiu mu ka largu dhmbja.E parku po me dhemb.Isha ne kontroll,mjekja vec me dore me kontrolloj dhe me tha qe jam hap sa maja gishtit,tha mos me pas mardhenje,tjeter gje jo!Eko nuk me beri se kam be 6 deri me tani!!Une jam 27 +2.

/komuniteti