Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testet dhe beta hcg negative gjatë shtatzënisë së filluar

Dr. Moza desha te pyes a ke pas raste qe cikli eshte vonuar 6 jane e disa dite dhe testi shtepiak dhe beta hcg ne gjake kane rezultuar negativ nderse me ultraze eshte verejtur se shtazania ka filluar.. Pse ndodh kjo? Ju lutem me ktheni nje pergjigjje!

Lea Ida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rila

Një rast të tillë nuk kam hasur ndonjëherë në punën time. Vonesa prej 6-të javë e disa ditë e gjakrrejdhjes menstruale, do të thotë që shtatzënia të jetë në javën e 8-të plus disa ditë. Përsërite edhe një herë beta HCG, dhe riverifikoje shtatzëninë me ekzamini ekografik qoftë edhe në një klinikë tjerër.

Uroj që të të plotësohet dëshira, gjithë të mirat.

Tina Tina (13 vite më parë)
Falimnderit,sot isha ne nje ordinanc tek mjeku ai ne ultraza pa nje pik te vogel tha se nuk osht shum i sigurt dhe bera nje test beta hcg dhe me doli qe jam shtatezene mirpo mjeku me tha je ne fillim dhe duhesh pas 10 diteve prap te besh nje analiz beta-hcg te shohim se apo shkon zhvillimi lart apo jo,u deshprova pak sepse un dua shum ta mbaj ket shtatzani dhe do beja qmos te mos deshtoj.
Lea Ida (13 vite më parë)
Po ti qenke shttzene urime se testi me dy vija kur eshte ti je shtatzene
Fjolla G (13 vite më parë)
Po valentina, me siguri je shtatezene. Mua ashtu me doli para ca jave dhe tash jam ne fazat e para te shtatezenise. Urime
Tina Tina (13 vite më parë)
Rila mua me eshte vonuar cikli qe 10 dite ndersa testi hcg po me dalin dy vija njera me ngjyr me te ndezur kurse tjera vi ka ngjyr shum te zbeht nuk e di a egziston muncia te kem mbet shtatezen

/komuniteti