Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

E dashur doktoresh, me fal per pyetjet e shpeshta qe ju kam bere, un vazhdoj te marr syrel, nje medikament me base seleni per hormonet e tiroides pasi i kisha ne vlera pak te uleta, mirepo endokrinologia me tha qe nuk ka problem edhe nese mbetesh shtatzene ne kete kohe qe marr kete ilac, un para se te merrje kete ilac pata marre acid folik ngaqe po kerkoj per nje shtatzani por e nderpreva kur mora syrelin, tani me jan vonuar mestraucionet ka 3 dit, a te vazhdoj me acid folik edhe pse akoma marr edhe syrel? ka ndonje problem nese i marr te dy njekohesisht? faleminderit per pergjigjet tuaja.

Klarisa Risa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lona

Nuk ka asnjë problem nëse i merr njëkohësisht preparatet, një për tiroiden dhe tjetrin acid folik. Të rekomandoj të vazhdosh trajtimin për gjëndrën tiroide, sipas këshillës së mjekes endokrinologe. Për të vërtetuar shtatzëninë, bëj beta HCG e cila do të konfirmojë praninë e e saj. Acidin folik duhet ta konsumosh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti