Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet kafe vaginale

Pershendetje, Jam shtatzene ne javen e 31-te e 4 dite. Sot vura re shume pak sekrecione kafe dhe kisha dhimbje te medha mesi. Gjate kesaj kohe pata dhe te vjella. Jam e shqetesuar pasi kjo eshte shtatzenia ime e pare. Ju lutem pres keshillen tuaj.

Anila Kotja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anila

Nga ankesat e paraqitura, mund të dyshohet për rrezik lindje parakohe. Prandaj drejtohu për vizitë te mjeku që të ndjek shtatzëninë. Ai do të kryej disa ekzaminime specifike dhe një ekografi, për të vlerësuar gjëndjen e placentës dhe të qafës së mitrës. Më pas, do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti