Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Abort

Pershendetje e nderuar doktorreshe, para disa ditesh bera dy teste shtatezanie dhe me dolen pozitive te dy, gjithashtu kisha te njejtat shenja si shtatezani, pasi kisha ndjesi te vjelle, kisha dhimbje ne bark, dhe gjithashtu kisha fryrje barku, dhe periodat u vonuan dy dite. Isha e sigurt qe isha shtatzene... gjithashtu kisha ndryshim dhe te gjoksi, dhe temperaturen e trupit e kisha te larte gjate gjithe ketyre diteve se e kam matur me termometer dixhital shume te sakte. Nderkohe kam kryer marredhenie me bashkeshortin dhe diten tjeter me erdhen ato :(, vajta bera nje eko dhe me thane qe nuk duken shenja shtatezanie fare, ose eshte shume heret, ose une e kam abortuar padashje... a eshte e mundur qe te kem abortuar?

Evis (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Evis.

Testet e shtatzënisë si dhe çdo shenjë tjetër që ti tregon, nuk konfirmojnë përfundimisht fillimin e një shtatzënie. Konfirmimi i shtatzënisë, bëhet nga mjeku gjinekolog pasi ai me ekzaminime dhe analiza vlerëson situatën. Nuk besoj se marrëdhënia seksuale, ka qënë shkak për një abort të mundshëm. Mbase ajo nuk ka filluar dhe testet dhe shenjat që përshkruan kanë dhënë mendimin e gabuar.

Duke më ardhur keq për ndodhinë, të rekomandoj që përpara se të vendosni për fillimin e shtatzënisë së rradhës, kryej një këshillim parakoncepsional tek mjeku gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti