Gjakrrjedhja pas abortit
Shyhret
(15 vite më parë)
Përshëndetje Shyhret.
Mendoj se është një cikël i zakonshëm. Të rekomandoj të mos fillosh një shtatzëni të re përpara 6-të muajnga koha e abortit. Gjithashtu të rekomandoj të kryhesh një këshillim parakoncepsional.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Me date 25 qershor kam pesuar abort spontan. Meqenese embrioni ish hudhur komplete nga mitra, mjeku konstatoi qe mitra ishte e paster dhe nuk ka nevoje per asnje intervenim/pastrim. Me pas per nje jave pata gjakrrjedhje por ne sasi me te vogel sesa cikli i zakonshem, mandej u nderpre. Sot pas afersisht nje jave ka filluar gjakrrjedhja perseri. A duhet ta konsideroj kete si i nje cikel i zakonshem apo eshte ndonje crregullim tjeter i mundeshem? Paraprakisht ju falenderoj dhe ju deshiroj gjithe te mirat!