Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dilatacioni në javën e 27

Pershendetje e nderuar! Dje kam bere kontroll gjinekologjike dhe analizat e gjakut.Dola pak anemike: hgb:105. Rbc:3.36.Fe:19,0.Mjekja me rekomandoj pico fer 2 here nga 10ml ne dite.Dhe me tha qe jam hapur sa maja e gishtit tregues.Mi ndaloj mardhenjet me burre por jo dicka tjeter.Kam dhembje ne fund te barkut here pas here dhe urinoj shpesh.Dhe ajo qe me shqetesoj me shume eshte se isha e ngusht ne fillim te vagines.A rrezikoj te lind me prerje cezarjane(gje qe nuk e preferoj)??Dhe ndonje keshille nga ju per hapjen parakohe.Mjekja nuk me dha medikament per hapjen!!

Ami <3 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ami

Sipas të dhënave të analizës, mjekja ka vepruar drejtë duke të rekomanduar preparatin që përban hekur. Këtë duhet ta përdorësh deri 40-të ditë pas lindjes, vetëm bëj kujdes nga ndonjë kapsllëk i mundshëm.

Mos bëj punë të lodhshme, qëndro më shumë shtrirë, mos kryej marrëdhënie me bashkëshortin dhe kështu është e mundur të dominohet hapja e vogël e vërejtur në qafën e mitrës. Por, mirë do ishe që të përdorje ndonjë antispazmatik dhe të bësh një analizë të urinës për të vlerësuar një infeksion urinar të mundshëm që ndikon negativisht në ecurinë e shtatzënisë.

Është shpejt të mendosh për mënyrën e lindjes, se hapja e qafës së mitrës nuk lidhet me lindjet me prerje cezariane. Ajo do të rekomandohet nga mjeku, sipas situatës, kur të vijë koha e termit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti